Sot pritet t’i jepet masa, Berisha zgjedh të rinjtë e FRPD, mungon në seancë. Masa të shtuara pranë GJKKO

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2023, 09:54 | Politikë

Sot pritet t’i jepet masa, Berisha zgjedh të rinjtë e FRPD,

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), jep sot vendimin për Sali Berishën, për të cilin është kërkuar nga SPAK një masë më e fortë sigurie, ajo e arrestit shtëpiak.

Vetë ish-kryeministri ka zgjedhur që të mos paraqitet sërish, por të përfaqësohet nga avokatët e tij, Genci Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi.

Ai ka zgjedhur të rinj, ku ndërkohë që do të zhvillohet seanca për të, ai do të mbajë një takim me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Pranë GJKKO ka masa shtesë sigurie. Disa patrulla policie janë pozicionuar para gjykatës, ndërsa pranë perimetrit nuk u lejua parkimi i automjeteve të mediave. (A2 Televizion)

Sot pritet t’i jepet masa, Berisha zgjedh të rinjtë e FRPD,
Masat e shtuara në GJKKO

A2 CNN Livestream

Latest Videos