Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje, ku shumë prej kandidatëve morën numër rekord votash.
Sipas Hoxhës, nëse SPAK duhet të hetojë devijimin e votës, duhet të shikojë pikërisht këto votime, pasi kanë lënë shumë gjurmë.
“Të gjithë mandatet me mbi 20 mijë votat duhet të ndiqen me flamur të kuq. Mendoj se kanë lënë shumë gjurmë. Të gjithë ministrat kanë marrë vota rekord. Në zgjedhjet e kaluara morën shumë vota vetëm Taulant Balla dhe Lulzim Basha. Heshtjen e SHBA e shpresoj vetëm këtë gjë. Të sjellin ambasadorin dhe pastaj të thyen ingranazhin. Të lirohen partitë dhe të bëhen zgjedhje. Mbi 90 deputetë nuk i ka nxjerrë populli”, tha Poli Hoxha në A2 CNN. (A2 Televizion)