“Taulant Balla është kandidat për burg”, Balliu: Dosja i fillon këtu dhe i mbaron në Librazhd

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2025, 22:23 | Politikë

“Ministrat e Edi Ramës janë të gjithë kandidatë për burg. Marrim Taulant Ballën, i cili e ka dosjen që i fillon këtu e i mbaron në Librazhd”.

Kështu u shpreh Klevis Balliu, koordinatori rajonal i Partisë Demokratike për Tiranën, në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN.

Sipas tij, “dosja e Ballës kalon mes lagjeve të Elbasanit dhe mbaron në Librazhd”.

“I vetmi luks që ka sot mazhoranca është që të fshehë paratë. E dha qartë mesazhin Ilir Beqja. Ai tha që nuk e bën dot pis njeri as figurën e tij, as figurën e partisë së tij. Po më arrestoi Partia, tha, nuk ka problem. Po i bëj unë dy vite burg, por më lër paratë. Këtë tha Beqja”, u shpreh Balliu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos