Në përfundim të mbledhjes së grupit, Gazment Bardhi ka argumentuar arsyen se përse “Rithemelimi” ka vendosur që të mos marrë pjesë në superkomisionin anti-korrupsion, që u votua në Kuvend me votat e socialiste.
Për Bardhin, Rama po lufton korrupsionin me njerëz si Arben Ndoka, ish-deputeti i cili ka dalë në përgjime i përfshirë me grupe kriminale, ku porosiste vrasje.
“Kanë bërë fakt të kryer, dhe tani po përpiqen që të bëjnë propagandë me procedurën, ta tërheqin, të bëjnë ç’të duan, të vazhdojnë në rrugën e tyre, ne kemi rrugën tonë kundër korrupsionit, po ri korruptuari nuk mund të zotohet se do luftojë korrupsionin, ka pasur 11 vite në qeveri, s’mund të luftojë tani korrupsionin, pot ë kishte qenë në kuvend, Arben Ndoka, mund të kishte qenë anëtar i këtij komisioni, se këtu e ka çuar kuvendit te të ngjashmit e Arben Ndokës, i ka kërkuar qytetarëve të Lezhës falje se ka vënë një vrasës me pagesë në deputetë? Me kë të luftojmë korrupsionin në Olta Xhaçkën, me Taulant Ballën apo Taulant Ballës”, tha Bardhi.
Bardhi shtoi se Rama bën të kundërtën e asaj që thotë. Për këtë, duhet parë se çfarë fshihet vërtetë pas ngritjes së këtij Komisioni.
“Nëse thotë se do luftoj krimin, hetoni se po bën big deal me krimin e organizuar, nëse thotë po luftojmë korrupsion, hetojeni de do të bëjë një aferë të madhe korruptive”, përfundoi Bardhi nga selia blu. (A2 Televizion)