"Të dorëhiqen drejtuesit politikë humbës", propozimi i zyrtares së PD: Duhen njerëz që nuk janë në pazare me Ramën

Nga A2 CNN
26 Korrik 2025, 21:42 | Politikë

"Të dorëhiqen drejtuesit politikë humbës",

“Ata që janë drejtues qarqesh dhe humbasin, duhet të jetë kategorike që nuk mund të jenë më drejtues”.

Kështu u shpreh Ilirjana Kuçana, anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, e ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.

“Drejtuesit politikë që kanë humbur, jo një herë, por disa herë, duhet të japin dorëheqje. Ata duhet ta kenë vetë pjesën e moralit për të dhënë dorëheqje. Nuk ka sens të humbasësh dhe të vazhdosh të qëndrosh”, tha Kuçana.

Ajo shtoi se ka informacione që drejtues politikë që kanë humbur, kanë kërkuar edhe gradime: “Kjo është qesharake! Partia Demokratike ka nevojë për njerëz me integritet, që nuk janë në asnjë lloj pazari me Edi Ramën, dhe duhen njerëz që dalin e denoncojnë”.

“Opozita duhet të përgatitet sepse nuk duhet më kohë. Duhet riformatim, rithemelim të vërtetë. Ua kemi borxh demokratëve”, tha Kuçana. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos