Territorialja mes PS dhe PD, zgjedhorja me të drejtë vetoje, karrige edhe për të vegjlit

Nga A2 CNN
24 Tetor 2025, 17:13 | Politikë

Në kuvend janë depozituar edhe projektvendimet finale të dy komisioneve të posaçme, Zgjedhorja dhe Territorialja.

Komisioni që do të diskutojë ndryshimet në ligjin elektoral do të jetë i ndarë me nga 7 anëtarë të barabartë nga grupi Parlamentar PS dhe të PD, ndërsa bashkëkryetarët do të kenë të drejtë vetoje.

Lihen jashtë dy grupet e tjera të opozitës, ndërsa nga një karrige është menduar edhe partinë e Tom Doshit nga ana e mazhorancës dhe të Agron Shehaj nga krahu opozitar.

Amendamente mund të depozitojnë edhe dy deputetët e Lëvizjes Bashkë dhe të Shqipëria Bëhet. Por nuk do të kenë të drejtë vote.

Ndërsa komisioni i reformës territoriale do të funksionojë me kryetar të PS dhe nën/kryetar të PD, por pa të drejtë vetoje. Ndarja e anëtarëve do të jetë e barabartë mes mazhorancës dhe opozitës, janë përjashtuar partitë jashtë grupeve parlamentare, edhe pse ju jepet e drejta për të propozuar ndryshime.

Të dy komisionet pritet të miratohen në seancën e 27 tetorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos