
Kuvendi i Shqipërisë ka publikuar këtë të premte projektvendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Territoriale.
PROJEKTVENDIM
PËR NGRITJEN E KOMISIONIT TË POSAÇËM PËR REFORMËN
ADMINISTRATIVO-TERRITORIALE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 77, pika 1, dhe 78, pika 1, të Kushtetutës dhe të neneve 24 dhe 55,
pika 1, të Rregullores së Kuvendit, me propozimin e një grupi deputetësh,
K U V E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S I:
I. Ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale
në Republikën e Shqipërisë.
II. Komisioni i Posaçëm ka për objekt të veprimtarisë së tij:
a) shqyrtimin e kuadrit ligjor dhe institucional të qeverisjes vendore;
b) analizimin dhe propozimin e opsioneve për ridizenjimin territorial dhe forcimin e
kapaciteteve administrative të njësive të qeverisjes vendore;
c) analizimin e sistemit aktual të financave vendore dhe rekomandimin e masave për
shëndoshjen financiare dhe rritjen e qëndrueshmërisë së njësive të vetëqeverisjes vendore, duke
përfshirë forcimin e decentralizimit fiskal, rritjen e të ardhurave vendore, optimizimin e
shpenzimeve dhe përmirësimin e menaxhimit financiar;
ç) shqyrtimin e cilësisë dhe aksesit të shërbimeve publike vendore;
d) sigurimin e përputhshmërisë së propozimeve me acquis të Bashkimit Europian dhe
politikat e kohezionit rajonal;
dh) zhvillimin e një procesi konsultimi tërësor, gjithëpërfshirë dhe transparent me njësitë e
qeverisjes vendore, shoqatat e tyre, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë;
e) paraqitjen përpara Kuvendit të dokumentit analitik me rekomandime për hapat e
mëtejshëm dhe projektpropozime ligjore.
III. Komisioni i Posaçëm përbëhet nga 16 anëtarë, nga të cilët 8 janë përfaqësues të Grupit
Parlamentar të Partisë Socialiste, 6 përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike,
1 përfaqësues i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 përfaqësues i Grupit
Parlamentar të Partisë së Lirisë. Emrat e anëtarëve të Komisionit do të përcaktohen me vendim
të Kuvendit.
IV. Kryetari i Komisionit është përfaqësues i shumicës parlamentare dhe zëvendëskryetari
është përfaqësues i pakicës parlamentare.
2
V. Komisioni i Posaçëm do të zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor 9-mujor nga
data e miratimit të këtij vendimi. Në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të kryetarit të tij,
Kuvendi vendos zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së Komisionit.
VI.Pranë Komisionit të Posaçëm ngrihet dhe funksionon grupi i ekspertëve vendas dhe
ndërkombëtarë me përfaqësues të propozuar nga institucionet e qeverisjes qendrore dhe
vetëqeverisjes vendore, shoqatat e vetëqeverisjes vendore, institucionet e pavarura dhe
agjencitë ekzekutive ligjzbatuese, administrata publike, bota akademike, universitetet publike
dhe jopublike, institute e organizata të shoqërisë civile dhe medies, si edhe organizata të
sipërmarrjes, etj., që do të mbështeten nga Sekretariati Teknik. Numri, afatet e punës dhe
detyrat specifike të grupit të ekspertëve përcaktohen me vendim të Komisionit.
VII. Komisioni i Posaçëm në veprimtarinë e tij do të zhvillojë konsultime dhe seanca
diskutimi me ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore, ministrin e Financave, ministrin e Shtetit
për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe ministrin e Shtetit Kryenegociator, si dhe me përfaqësues
të qeverisjes vendore dhe të shoqatave të zgjedhura vendore.
VIII. Çdo parti tjetër parlamentare, e cila nuk është e përfshirë në këtë komision, ka të
drejtë të bëjë propozime.
IX.Komisioni i Posaçëm, për realizimin e objektit të tij të përcaktuar në pikën II të këtij
vendimi, në bashkëpunim edhe me grupin e ekspertëve, do të organizojë:
Seanca dëgjimore me qëllim konsultimi, tryeza pune dhe diskutime publike lidhur me
temat objekt pune të këtij komisioni me:
i) institucionet e qeverisjes qendrore dhe vetëqeverisjes vendore sipas fushave përkatëse
të përgjegjësisë;
ii)institucionet e sistemit të drejtësisë;
iii) institucionet kushtetuese të pavarura dhe institucionet publike të krijuara nga
Kuvendi.
iv) agjencitë ekzekutive ligjzbatuese, që kanë objekt të veprimtarisë së tyre çështje që
prekin interesat e pushtetit vendor, në përputhje me legjislacionin përkatës;
v) ekspertë të mirënjohur të fushave përkatëse;
vi) përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit;
vii) pedagogë e studentë;
viii) përfaqësues të organizatave të specializuara brenda e jashtë vendit, etj.;
Mbledhjen dhe përpunimin e informacioneve dhe të dhënave të nevojshme nga
struktura të ndryshme shtetërore në funksion të përmbushjes së objektit të tij;
Përfshirjen në këtë proces të opinionit publik dhe veçanërisht të pakicave kombëtare
dhe përfaqësuesve të tyre.
X. Prezenca e Bashkimit Europian, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit
të Europës, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, si dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, me
përvojë në çështjet e qeverisjes vendore, ftohen të ndjekin, të japin asistencë dhe ekspertizë
teknike në punimet e Komisionit dhe grupit të ekspertëve të ngritur pranë tij.
XI. Mbledhjet e Komisionit janë të vlefshme kur në to marrin pjesë më shumë se gjysma e
anëtarëve të tij. Komisioni synon që vendimmarrja të arrihet me konsensus për të gjitha çështjet
që shqyrton. Për çështje të veçanta për të cilat nuk kanë gjetur konsensus do të vlerësohet dhe
mund të kërkohet ekspertiza e Komisionit të Venecias dhe Kongresit të Autoriteteve Lokale
dhe Rajonale të Këshillit të Europës.
3
XII. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm për krijimin e kushteve të punës, mbështetjen
financiare e logjistike të veprimtarisë së këtij Komisioni të Posaçëm, grupit të ekspertëve dhe
sekretariatit teknik.
XIII. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E T A R I
Niko PELESHI. (A2 Televizion)
