Grupi Parlamentar i PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

Nga A2 CNN
24 Tetor 2025, 15:45 | Politikë

Grupi Parlamentar i PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, të shmangë provokimet ndaj opozitës dhe të zbatojë nenin 103, pika 7 e Rregullores.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se sipas grupit të PD-së “çdo ndryshim i njëanshëm nga Kuvendi i të drejtave të deputetëve të pakicës, apo interpretimit 34-vjeçar të Rregullores së Kuvendit, është atentat ndaj parlamentarizimit dhe asgjësim i të drejtave të opozitës parlamentare, dhe për pasojë është dhe do të jetë i papranueshëm për deputetët e opozitës”.

Grupi Parlamentar i PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim

Në fund grupi i PD i kërkon Peleshit që në ushtrim të përgjegjësive të tij, të marrë masa për normalizimin e jetës parlamentare dhe të ndalë menjëherë ato që ai i cilëson si akte provokative ndaj opozitës dhe sjelles së saj në Kuvendin e Shqipërisë.

Kujtojmë se prej disa kohësh Kuvendi i Shqipërisë është i përfshirë nga tensione të larta mes mazhorancës dhe opozitës, duke bërë të pamundur zhvillimin normal të seancave plenare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos