“Thanë u çmend Edi Rama, do bëjë anti-miting”, Rama - Berishës: Noc Rroku vjen me pranverën

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2025, 17:51 | Politikë

“Thanë u çmend Edi Rama, do bëjë anti-miting”,

Deklarata e Sali Berishës, ku takimin e Edi Ramës me 6000 punonjësit e Bashkisë së Tiranës, e cilësoi antimiting, duket se i ka lënë shije të hidhur kryeministrit.

Nga podiumi i ngritur në sheshin “Skënderbej”, Rama i kujtoi Berishës zgjedhjet e 11 majit, duke i thënë se “Noc Rroku do të vijë bashkë me pranverën”.

Jo vetëm kaq pasi shefi i qeverisë u duk tepër i indinjuar, kur perifrazoi fjalët e demokratëve, që kanë thënë: “U çmend Edi Rama”.

“Këneta kishte lajmëruar se këtu do të bënim një anti miting, madje kishin bërë edhe njoftimin u çmend Edi Rama. Tani kanë mësuar edhe Noc Rrokun dhe ma thonë mua, por nuk e dinë që Noc Rroku është kur e ndjen jo kur ta thonë. Do vijë Noci bashkë me pranverën. Kush bëri miting që ne do të bëjmë anti? Qeveritë që bënin antimitingje kanë vdekur në 2013 bashkë me ideatorët e tyre që sot kanë statusin monumente të opozitarizmit kënetor”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos