Trollsat dhe Berisha e akuzojnë si tradhëtar, Rama mbron veten: Ndërhyrja ime ndaj Serbisë, diplomaci dinjitoze

Nga A2 CNN
12 Gusht 2026, 15:15 | Politikë

Sa herë ka një debat publik Prishtinë-Beograd-Tiranë, qëndrimi i qeverisë shqiptare shihet në lupë, nga Serbia me paragjykimin e “Shqipërisë së Madhe”, ndërsa nga Kosova “si miku i Vuçiçit”.

Kështu ndodhi edhe për kërcënimin e Presidentit Aleksandër Vuçic për ta lënë Kosovën pa ujë, duke devijuar rrjedhjen e lumit Ibër. Pas një reagimi të parë ndaj Serbisë, Rama zgjodhi ta vijonte debatin me ministren e Shtetit, Maljlinda Dhuka, ndërsa për “trolls|-at e Prishtinës, të cilët e sulmojnë si tradhëtar, u mbrojt në vetë të parë.

“Unë e kam një laborator ekselent për të matur saktësinë e qëndrimeve të mia kur flas apo postoj lidhur me Serbinë: Ushtrinë e “troll”-ave të turbofolkut nacionalist të Prishtinës. Sa herë që ajo ushtri lëshohet nëpër kanalet sociale për të shfryrë urrejtjen e verbër ndaj meje, unë e quaj të kryer me sukses detyrën time si kryeministër i këtij vendi, qoftë ndaj Shqipërisë, qoftë ndaj Kosovës dhe qoftë ndaj paqes e bashkëpunimit rajonal”, u shpreh Rama, shkruan A2. 

Edhe pse në Prishtinë e cilësojnë tradhëtar sepse shkruajti se “Serbia e humbi Kosovën”, shefi i qeverisë shqiptare rikonfirmon se ndërhyrja e tij diplomatike në debatin me Beogradin ishte dinjitoz: “Baza e turbofolkut nacionalist në Prishtinë gjeti të kapet pas një fjalie të vetme për të mos lejuar që ai qëndrim i qartë kundër provokimit të Serbisë të “hutonte” fansat e turbofolkut. Që Serbia e humbi Kosovën është thjesht një fakt, sa përvëlues për turbofolkun nacionalist në Beograd, aq cingërrisës edhe për turbofolkun nacionalist në Prishtinë, dhe ripërputhja e tyre dje në kundërshtinë patetike ndaj meje, është thjesht një tjetër kompliment për diplomacinë e Shqipërisë, Europës së Ballkanit.

Ashtu si “trolls”-at online, edhe kreu i PD-së e akuzoi kryeministrin Edi Rama si antishqiptar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos