Deputeti i Tropojës Isuf Çelaj bëri me dije përmes një reagimi në rrjetet e tij sociale se tashmë kur sezoni turistik ka filluar, banorët dhe bizneset po përballen me ndërprerje të energjisë për orë të tëra. Deputeti u bën thirrje institucioneve përgjegjëse t'i japin zgjidhje këtij problemi që, siç thotë Çelaj, është shndërruar në gangrenë për banorët e zonës.
Postimi i plotë i Deputeti Isuf Çelaj
Sezoni turistik ka filluar edhe në Tropojë, por për operatorët turistik dhe banorët e zonës që kanë kthyer shtëpitë e tyre në bujtina është kthyer në një gangrenë dhe vuajtje ndërprerja me orë të tëra e furnizimit me energji elektrike nga shtetit!!!!!
Pra Tropoja prodhon emergji elektrike për gjithë Shqipërinë e për vete nuk ka energji pasi shteti i ka harruar këta banorë fisnik e punëtor edhe pse ata e paguajnë rregullisht e sipas Kontartës që kanë me OSHEE
Thirrja ime shkon për Ministren e Energjitikës e Transporteve Balluku dhe të gjithë zinxhirin e vartësve të saj që të kthejnë vëmendjen nga qytetarët e Tropojës dhe t'i japin zgjidhje urgjente problemit të ndërprerjes së energjisë elektrike!!!!
Ata kërkojnë zbatimin e Kontratës që ata kanë me shtetin e tyre të përfaqësuar nga OSSHE.
Mjaft më me diskriminimin e banorëve të Malësisë Gjakovës
Turizëm pa energji elektrike nuk mund të ketë! (A2 Televizion)