Divorci Meta-Kryemadhi ka qenë kryefjalë e ditëve të fundit. Në një deklaratë për mediat, sot presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur nëse pas Monika Kryemadhi vijon të jetë pjesë e anëtarësisë, edhe pas ndarjes. Meta nuk e ka kursyer një përgjigje ku tha se “PL është një europiane, dhe raportet personale nuk identifikohen me ato politike”.
“Zoti Meta ju kërkoj ndjesë, po më duhet të kthehem pas në një çështje që ka ende interes publik, përsa kohë nuk kemi pasur mundësi nuk kemi pasur mundësi të ju pyesim.
Zonja Kryemadhi pas kërkesës suaj për divorc, a është më anëtare e Partisë së Lirisë, apo pamundësia për të jetuar nën një çati, e ka bërë të pamundur dhe jetesën në një seli?
Përgjigje: Ne jemi një parti europiane, dhe raportet personale nuk identifikohen me ato politike. Cilido që pranon programin e PL., që respekton statusin e saj, që punon për 5 prioritet e saj, është në Partinë e Lirisë.
Dhe është i ftuar jo vetëm të jetë në Partinë e Lirisë, por t’i bashkohet PL., si një shpresë e madhe për të përmbysur këtë model ekonomik, që shkatërron shtresën e mesme.
Që varfëron shqiptarët e thjeshtë, dhe pasqyron vetëm një klientelë rreth Edi Ramës”.
Divorci politik mes Metës dhe kryemadhit u zyrtarizua në Konventën e 27 Prillit, ku me ndryshimet statutore Monika Kryemadhi u përjashtua nga forumet e partisë dhe tashmë është vetëm një anëtare thjeshtë. Ai dhe Monika Kryemadhi kanë 26 vjet martuar dhe kanë 3 fëmijë së bashku.
(A2 Televizion)