“Besforti do të kalojë në stolin tim në Kryeministri”, Rama bën ndryshime në qeveri: Ervin Demo do të mbulojë Punët e Brendshme

Nga A2 CNN
11 Shtator 2026, 10:26 | Politikë

“Besforti do të kalojë në stolin tim në

Kryeministri Edi Rama, me anë të një videoje në rrjetet sociale, zyrtarizoi ndryshimet në qeveri, me Besfort Lamallarin që largohet nga posti i ministrit të Brendshëm.

“Kam vendosur të bëjmë një lëvizje në skuadrën që është në fushë. Besforti, nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme do të kalojë në stolin tim, bashkë me mua dhe ekipin këtu në Kryeministri. Ndërkohë që, Ervin Demo do të mbulojë punët e brendshme, ku do të integrojmë edhe çështjet vendore, diçka që nuk është e re për historikun e Ministrisë”, tha Rama.

Ndërkohë, Lamallari u shpreh: “Faleminderit shumë kryeministër për besimin në këto 10 vite. Do të thoja se jam rritur profesonalisht. Ka qenë një përvojë e jashtëzakoshme dhe jam munduar që mos t’ju zhgënjej. Është kënaqësi dhe nder të jem në krahun tuaj për të gjithë punët që e presin Shqipërinë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos