“I dashur Edi, mezi po pres të takohemi të premten”. Rama falënderon Viktor Orban për urimet

Nga A2 CNN
14 Maj 2025, 11:53 | Politikë

“I dashur Edi, mezi po pres të takohemi të premten”. Rama

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 11 majit. “Urime Kryeministrit Edi Rama për fitoren dërrmuese në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. I dashur Edi, mezi po pres të takohemi të premten në Tiranë për atë që mund të rezultojë një samit historik i Komunitetit Politik Europian”, shkroi Orban në llogarinë e tij në X.

Siç ka bërë me të gjithë liderët e tjerë që e kanë uruar deri më tani, Rama e falënderoi me zemër.

“Mezi po pres që të vazhdojmë punën bashkë në interes të përbashkët të të dy vendeve tona të bukura, si dhe për integrimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe të Ballkanit Perëndimor, një kauzë të cilën e ke mbështetur prej kohësh”, shkruan Rama.

“Gjithashtu mezi po pres të të mirëpres në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Europian, pas takimit fantastik që patëm në Budapest para gjashtë muajsh, ku e ngrite stekën shumë lart miku im”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos