“Veliaj kishte synime të tjera”, Zekthi: Bashkia për shumë vite u përdor politikisht

Nga A2 CNN
23 Shtator 2025, 20:40 | Politikë

“Veliaj kishte synime të tjera”, Zekthi: Bashkia për

Analisti Fitim Zekthi deklaroi se për shumë vite bashkia e Tiranës është përdorur politikisht nga politikanët e të dyja krahëve për të mbledhur pushtet dhe për të synuar kreun e qeverisë në të ardhmen.

I ftuar në Off the Record, Zekthi u shpreh se Rama e mbrojti Veliajn për të mos zhytur imazhin e PS përpara zgjedhjeve.

“Veliaj donte të rrinte në detyrë për t’u mbrojtur. Nuk mund të kapesh me thonj në zyrë kur akuzohesh për korrupsion. Politikani duhet të lerë detyrën pasi iu bie besueshmëria. Kryeministri veproi me diabolizëm sepse e mbajti çështjen për muaj të tërë. Ai e mbrojti sepse ishte në interesin politik, për të mos u zhytur imazhi i PS.

Nuk mund të bëhet politikë me këto zyra. Bashkia ka shumë vite që është përdorur politikisht. Ai që ka aspiruar të bëhet kryetar bashkie, ka aspiruar të bëhet kryeministër. Kjo është një çmenduri shqiptare. Duan të marrin shumë pushtet që të marrin partinë”, tha Zekthi në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos