Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë dhe deputeti i kësaj force Tedi Blushi e cilësoi të vonuar shkarkimin e kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Megjithatë, Blushi shtoi se priste dhe një dorëheqje masive të këshilltarëve ditën e sotme pasi janë të njëjtët që u bënë biznesmenë e investitorë nga Veliaj, apo që protestonin për të në SPAK dhe janë po ata që votuan për shkarkimin e tij.
“Nuk kam koment me atë çfarë ndodhi. Kemi bërë një sërë betejash me Veliajn me kolegët opozitar. Mbledhja e sotme është hapja e një kapitulli të ri për Tiranën. Shkarkimi është i vonuar, duhet të ishte bërë 8 vite më parë kur firma e tij i hapi rrugën inceneratorit që nuk ekziston. Për këtë aferë ende nuk ka një akuzë zyrtare. Është një shkarkimin i domosdoshëm.
Nuk u pranua kërkesa jonë që mbledhja të bëhej në sharrë. Veliaj u nxor si një kufomë politike nga ata anëtarë që protestonin para SPAK. Të gjithë ata që e prisnin nxorën kartonin për ta dëbuar. Rama-Veliaj janë pronarët e inceneratorëve.
Kjo ishte dhe një votë për shkarkimin e këtyre këshilltarëve. Këta kthyen në realitet tentativat e Veliajt për të masakruar buxhetin. Kanë miratuar çdo projekt kriminal. Veliaj i mori nga rruga i bëri ndërtues, biznesmenë, investitorë strategjikë. Prisja dhe dorëheqjen masive të Këshilltarëve Bashkiakë”, tha Blushi në "Off the Record" me Andrea Dangllin. (A2 Televizion)