Spiropali takon ambasadorin e BE: Zyra juaj antenë e PE për Ballkanin Perëndimor

Nga A2 CNN
4 Shtator 2025, 14:25 | Politikë

Spiropali takon ambasadorin e BE: Zyra juaj antenë e PE për Ballkanin

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Ambasadorin e BE, Silvio Gonzato dhe drejtuesen e Zyrës së Përfaqësimit të Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor në Tiranë, Tatiana Mrazikova.

Znj. Spiropali e cilësoi zyrën si  “Antena e Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor” dhe u shpreh se ajo është “Një impuls i fuqishëm për integrimin dhe bashkëpunimin e vendeve të rajonit, si dhe për lidershipin e Shqipërisë në këto procese.”

Spiropali takon ambasadorin e BE: Zyra juaj antenë e PE për Ballkanin

Zyra e Përfaqësimit do të përshpejtojë dhe mbështesë proceset e integrimit, si dhe do të nxisë e fuqizojë ndërveprimin dhe mbështetjen e Parlamentit Europian me Kuvendin e Shqipërisë dhe parlamentet e vendeve të Ballkanit Perëndimor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos