Disa persona janë përfshirë në një përplasje fizike mbrëmjen e së mërkurës pranë stadiumit në qytetin e Elbasanit, në mitingun e Partisë Demokratike.
Mësohet se pas një debati, persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar djalin e Luçiano Boçit, drejtuesit politik të Partisë Demokratike në Shkodër.
Bëhet e ditur se djali i boçit është transportuar me hematoma në spitalin e qytetit ku po merr ndihmën mjekësore. Ndërkohë, i pyetur nga A2 CNN, drejtuesi politik i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, nuk ka dashur të komentojë sherrin, por ka thënë vetëm se ky ishte mitingu më madhështor që ka pasur Elbasanit. (A2 Televizion)