
Një videokartolinë lamtumire zgjodhi të publikoje mëngjesin e sotëm kryesocialisti Edi Rama për paraardhësin e tij, liderin historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, i cili ndërroi jetë dje pas disa ditëve në spital si pasojë e një sëmundje të rëndë.
Përmes momenteve kyçe të historikut disavjeçar me uljet e ngritjet politike të Fatos Nanos, kryeministri Rama përcolli mesazhin e ngushëllimit për familjen politike.
"Me këtë videokartolinë lamtumire për liderin historik të socialistëve mikun tim të dikurshëm e të rigjetur sërish, Fatos Nanon, i cili u nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen, por që nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet tona e nga vendi i nderit në historinë e familjes sonë të madhe, u përcjell të gjithë atyre që e patën kryetar, shok e mik, ngushëllimet e mia vëllazërore", shkruan Rama. (A2 Televizion)
