“Erion Veliaj është në betejë me të vetët”

Nga A2 CNN
31 Tetor 2025, 22:25 | Politikë

“Zoti Veliaj ishte në një betejë me të vetët”.

Kështu u shpreh analisti Lutfi Dervishi në studion e “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj, në A2CNN, duke komentuar seancën e Gjykatës Kushtetuese ku u shqyrtua ankimimi i Veliajt kundër qeverisë, e cila e shkarkoi nga posti i drejtimit të Bashkisë së Tiranës.

“Pra, ai thoshte shteti. Iniciativa është marrë nga kryeministri i Shqipërisë, nga Asambleja, nga Asambleja kaloi në Këshillin Bashkiak, nga Këshilli Bashkiak që u votua, kaloi prapë në Kryeministri. Pra si të thuash, ishte beteja brenda familjes dhe fjalimi synonte dy audienca, por nuk ishte ndoshta ai që mund të ishte. Synonte gjykatën, por më shumë sesa gjykatën synonte opinionin publik edhe një lloj pezmi ndaj të vetëve, por nuk e ktheu në një tribunë që mund ta kthente, në kuptimin që t'i jepte vetes rolin e një viktime politike”, tha Dervishi.

“Gjithë çështja është dhe përmes pyetjeve të gjyqtarëve nëse do të qëndrosh, si do të realizosh detyrën? Ai është në një betejë i vetëm dhe duket që edhe mbështetësit nuk është se i ka të zëshëm ose të pranishëm. Është në vetminë e tij në këtë betejë”, shtoi Dervishi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos