Vizita urgjente e Dumanit në SHBA, Gjin Gjoni: Ligji RICO është baza, do i shkohet deri në fund çështjes McGonigal

Nga A2 CNN
4 Shtator 2025, 22:29 | Politikë

Gjin Gjoni, deputeti i Partisë Demokratike, në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, komentoi vizitën e kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, në Departamentin Amerikan të Shtetit.

“Thirrja e Altin Dumanit nga Departamenti i Shtetit, jo nga Departamenti i Drejtësisë, tregon që gjërat po marrin rrjedhë tjetër. Informacioni nuk është i plotë, u tha që do takojë shefin e Europës dhe Euroazisë, por nuk ka njoftime zyrtare. Por, unë them që ka lidhje çështja McGonigal. SHBA-ja do i shkojë deri në fund. Zhvillimi i dosjes tregon që situata do të ketë komplikimet e veta. Edhe aspekti tjetër, futja në fuqi e ligjit RICO, që Departamenti i Drejtësisë përmendi sot”, tha Gjoni.

“Korruptimi i një zyrtari të lartë të FBI-së nga zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar shtron pikëpyetje shumë të mëdha në lidhje me të gjithë Reformën në Drejtësi, strukturë që po demontohet tashmë nga Departamenti i Drejtësisë dhe Departamenti i Shtetit”, shtoi Gjin Gjoni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos