Debat për Avokatin e Popullit në Kuvend, Dash Sula: Po shkelni rëndë Kushtetutën

Nga A2 CNN
26 Qershor 2025, 10:45 | Politikë

Debat për Avokatin e Popullit në Kuvend, Dash Sula: Po shkelni

Çështja e zgjedhjes së Avokatit të Popullit ka shkaktuar tensione në seancën e sotme plenare në Kuvend. Deputeti i opozitës Dash Sula ka akuzuar mazhorancën dhe veçanërisht kryetaren e grupit parlamentar të PS-së, Elisa Spiropali, për shkelje flagrante të Kushtetutës.

“Ju tërheq vëmendjen për institucionet e pavarura. Është e pafalshme të shkelet Kushtetuta për to. Është antikushtetuese që të jetë Kuvendi i ri që i miraton,” deklaroi Sula në foltoren e Kuvendit.

Sula theksoi se prapa këtij vendimi qëndrojnë motive të rënda për përfshirjen e individëve me konflikt interesi, veçanërisht në raport me institucionet e drejtësisë si SPAK, shkruan A2 CNN.

“Kjo ndodh për një arsye shumë të thjeshtë dhe duhet ta marrin vesh të gjithë qytetarët shqiptarë. Në Komisionin e Ligjeve, të Sigurisë dhe në komisionet e tjera parlamentare ka persona që kanë konflikt interesi me institucionet e pavarura, duke filluar nga SPAK,” u shpreh ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos