Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Nga A2 CNN
17 Maj 2025, 17:36 | Politikë

Në Parkun Olimpik vijojnë kundërshtimet për votën e Diasporës. Demokratja Jorida Tabaku i ka kërkuar llogari Kyrekomisionerit Ilirjan Celibashi për votat e Diasporës që janë duke u numëruar për qarkun e Lezhës.

Sipas Tabakut në kutitë e fundit dalin rreth 50 fletë votimi më shumë se sa ishin deklaruar si votues nga jashtë, shkruan A2 CNN.

Celibashi i ka komunikuar Tabakut se mund të ishin vota ta pareferuara në sistem dhe që duhet të pritej.

DISKUTIMI:

Jorida Tabaku: Ju pyetëm që në fillim, kjo shifra këtu është pa numëruar (i tregon me gisht një numër në një letër). Çdo një orë ju kam pyetur a ka të tjera shtesë, a ka të tjera shtesë. Diferenca e kësaj me këto që janë numëruar është 622. Janë të shkruara me dorën time. Tani që po numërohet këtu janë 658. Duhet të ishin 622 gjithsej pa numëruar. Ndërkohë që vetëm këto që po numërohen janë 658. Pra është një diferencë prej 50 votash.

Celibashi: Tani 50 vota janë shumë. Ne do ti shohim në sistem çfarë është apdejtuar dhe çfarë jo.

Jorida Tabaku: Jo, kjo është sipas sistemit. Çdo gjë  hequr. Ju kam pyetur çdo një orë a ka ndonjë zarf shtesë. Ne i kemi bërë llogaritë mbi këtë shifër. Na dhatë këtë shifër.

Përfaqësuesja e KQZ: Kjo ishte rreth 2160, tani dalin 13 më shumë.

Jorida Tabaku: Jo dalin 50 më shumë.

Përfaqësuesja e KQZ: Këtu janë, ato nuk u zhdukën. Janë vota që duhen vlerësuar.

Gjin Gjoni: Problemi është në sistem keni numër?

Jorida Tabaku: Ne po bëjmë llogaritë mbi atë që ka mbetur. Ne po pyesim a kanë mbetur kaq, se ne llogaritë me këtë po i bëjmë. Se nëse kjo që ka mbetur shtohet vazhdimisht na ndryshon edhe në llogaria.

Gjin Gjoni: Nga skanimi të dilnin këta të tjerët.

Celibashi: Nuk skanohet më...

Përfaqësuesja e KQZ: Duhet të mbledhësh një shifër nga sistemit automatik dhe një shifër manual. Një e merr auto0matikisht dhe një e ke në regjistrat fizikë.

Jorida Tabaku: Ok, dakord. Tani, këtë e sqaruam dhe pasi e sqaruam këtë para 4 orësh, ju pyetëm dhe na thatë këtë shifër. Tani dalin 50 më shumë, ky është problemi. Dhe ju kemi pyetur çdo orë, a ka shtesë. Më keni thënë jo.

Celibashi: Cili është pretendimi?

Jorida Tabaku: Pretendimi është që ishin 622 për tu numëruar nga shifrat që na dhatë, tani na dalin 670 për t’u numëruar. Dhe unë ju pyeta a ka ndonjë diferencë për qarkun e Lezhës nga Greqia dhe më thatë jo nuk ka.

Celibashi: Po rezulton që ka...

Jorida Tabaku: Jo s’ka pasur, kemi 4 orë ne këtu.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos