Dakordësia për të imlementuar votimin nga jashtë vendit duket ende i largët. Anëtarët e Komisionit Rregullator për të dytën ditë radhazi nuk arritën të gjenin gjuhën e përbashkët për të miratuar modalitetet e regjistrimit të emigrantëve në parlamentaret e vitit të ardhshëm.
Shkaku i kësaj situate të tensionuar kishte të bënte me klauzolën e përcaktuar në projektvendim se për t’u regjistruar si votues nga jashtë, duhet të kesh një dokument identifikimi të vlefshëm, shkruan A2 CNN. Përfaqësuesit e maxhorancës në këtë hallkë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e konsiderojnë kriterin e pasjes së një dokumenti identifikimit të vlefshëm si të panegociueshëm.
Zërat e ngritur nuk sollën argument në miratimin e projektvendimit, por ndërgjegjësoi anëtarët e Rregullatorit që të merrnin më shumë kohë për këtë projektvendim, duke caktuar shtyrjen e mbledhjes për ditën e hënë.
(A2 Televizion)