“Voto Ilir Metën”, Kryemadhi në mbështetje të kreut të PL, edhe pse në proces divorci

Nga A2 CNN
5 Prill 2025, 19:12 | Politikë

“Voto Ilir Metën”, Kryemadhi në mbështetje të

Edhe pse ndodhen në një proces divorci, Monika Kryemadhi vijon të tregojë mbështetje të hapur për babain e fëmijëve të saj, njëherësh kryetar i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Në një kohë kur Meta kandidon në listat e hapura në qarkun e Tiranës për zgjedhjet e11 majit, Kryemadhi nuk ka hezituar të japë mesazhe të forta publike në favor të tij.

Gjatë prezantimit të kandidatëve të Partisë së Lirisë, ku Meta mori pjesë përmes një audio-mesazhi frymëzues nga qelia, Kryemadhi ka publikuar në rrjetet sociale një foto të djalit të tyre, Besar Metaj, i cili ishte i pranishëm në aktivitet.

Krahas fotos, ajo ka shkruar: “Marrja e përgjegjësive është jo vetëm virtyt, por edhe burrëri. Sot ti ke treguar edhe një herë që je rritur. Bravo Besar Metaj, jam krenare për ty. Voto Ilir Metaj!

Pavarësisht se nuk është pjesë e listës së kandidatëve të Partisë së Lirisë për këto zgjedhje, Kryemadhi vazhdon të shfaqet aktive dhe e angazhuar në mbështetje të familjes dhe forcës politike që përfaqësoi për vite me radhë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos