Rama nga Zall-Herri: 10-fishuam investimet në fushën e mbrojtjes

Nga A2 CNN
5 Prill 2025, 15:43 | Politikë

Rama nga Zall-Herri: 10-fishuam investimet në fushën e mbrojtjes

Kryeministri Edi Rama, nga Zall Herri, deklaroi se Shqipëria ka kaluar një periudhë harrese ndaj Forcave të Armatosura, por tani gjërat kanë ndryshuar.

Kryeministri gjithashtu njoftoi se rekrutimet për Forcat e Armatosura janë 5-fishuar. Ai po ashtu u shpreh se ushtria shqiptare është ndër më të paguarat në rajon, me një pagë mesatare prej 1550 euro.

"Shqipëria ra në humnerë dhe më pas kishte braktisje shumë të gjatë të fushës së mbrojtjes. Shteti ia ktheu kurrizin Forcave të Armatosura. Ne kemi 10-fishuar investimet në fushën e mbrojtjes. Dikur investohej për gjithë ushtrinë aq sa sot investojmë vetëm për Mbrojtjen Civile. Sot kemi një Forcë të Armatosur të Republikës së Shqipërisë, drejt së cilës të rinjtë po hedhin sytë. Rekrutimet janë 5-fishuar. Në rajon, kemi ushtrinë më të paguar. Jemi sot në pagë mesatare 1550 euro dhe nuk është stacioni ynë i fundit. Do kemi një ushtri të paguar aq sa mesatarja e vendeve të NATO-s. Ushtria do ketë pajisje të avancuar të kohës. Shumë rekrutë do kenë akses në kredi të butë", u shpreh Edi Rama, shkruan A2.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos