Votohet sot ligji për barazinë gjinore, Berisha: Produkt i demonit George Soros, synon shkatërrimin e familjes

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2025, 10:29 | Politikë

Votohet sot ligji për barazinë gjinore, Berisha: Produkt i demonit

Kryetari i Partisë Demokratike denoncoi projektligjin për barazinë gjinore, që do të votohet këtë të enjte në Parlament, si një vepër e George Soros, që synon shkatërrimin e familjes shqiptare. “Sjellin në parlament një ligj të doktrinës post-marksiste, doktrinës më çnjerëzore që qarkullon sot në botë, doktrinë që dallon nga ajo e Marksit, sepse ajo bazohej në shkatërrimin e pronës private, kurse kjo shkon edhe më tej në shkatërrimin e familjes si qeliza, si themeli i një shoqërie”, tha Berisha, përcjell A2 CNN. “Ky ligj, i bazuar fund e krye në ideologjinë e ekstremit të majtë, përmbys Kushtetutën e vendit. Përmbys kodet e vendit. Përmbys trashëgiminë pozitive mijëravjeçare dhe penalizon, ndëshkon të gjithë ata të cilët duhet të mbrojnë familjen dhe vlerat e saj, binaritetin e saj natyral, biologjik. Penalizon ligjet, Kushtetutën e vendit, nenet e familjes. Penalizon dhe përmbys nenet e lirisë së besimit. Nenet e lirisë së mendimit dhe shprehjes së tij. De facto, në emër të përafrimit me direktivat evropiane, që është edhe mashtrimi më i madh, ligji çon me shpejtësi drejt totalitarizmit. Ky ligj, për shqiptarët, i garantoj se është identik dhe i njëjtë me atë ligj që shpalli Shqipërinë shtet ateist në Kushtetutën më të keqe të vendit, atë të vitit 1974”.

“Në germë nuk e shpreh këtë ligji, por ligji duke detyruar ideologjinë e gjinisë me përkatësi të shumëfishtë, e gjinisë në të gjithë diversitetin e vet, ligji de facto dorëzon përfundimiisht Kuranin, Biblën, Talmudin në duart e censurës dhe të shtetit. Dhe pas miratimit të këtij ligji, asnjë nga udhëheqësit moralë të besimeve fetare, nuk do mund t’i lexojnë ato ashtu siç janë sepse do konsiderohen se diskriminojnë. Por ligji ndëshkon prindërit, të cilët do mund të penalizohen në rast se duan që djali i lindur i tyre djalë, këta duan që ai të rritet djalë dhe vajza, vajzë. Pra në qoftë se ata i çojnë në shkollë me qëllim që t’u respektohet identiteti gjinor, ata do dënohen sepse faktikisht tani e tutje identitetin gjinor nuk do e përcaktojë natyra, biologjia, por do e përcaktojë shkolla dhe shteti me shumësinë e identiteteve gjinore, me diversitetin e tyre”, shtoi Berisha.

Kreu i opozitës tha se pretendimi se ky ligj është përafrim me BE, është mashtrimi më i madh. “Sepse direktivat e BE, që citohen në materialin e këtij ligji, në asnjë rresht, në asnjë frazë nuk bëjnë fjalë për shumësi, për gjini me diversitet të geërë, nuk bëjnë fjalë për përkatësi gjinore të shumëfishta. Pra, janë të gjitha mashtrime që bëhen në emër të një ideologjie demoni i së cilës monstra e së cilës është Xhorxh Sorosi me miliardat e tij. Ligji, de facto, shënon vendosjen e ekstremit të majtë, pasi pas miratimit të tij zhvlerësohen të gjitha përcaktimet ligjore të mëparshme të Kushtetutës, kodeve dhe triumfon çnjerëzorja, triumfon ajo ideologji, e cila për ët krijuar njeriun e ri, komunizmi njeriun e ri do e krijonte njeriun pa pronë, kurse post-marksisti, njeriun e ri e ka me gjini të shumëfishtë apo me diversitet të gjerë gjinor. Kjo është një lloj tiranie ideologjike që vendoset mbi këtë popull. Dhe i garantoj shqiptarët që do vazhdojmë betejën tonë të pandërprerë gjer në anulimin e këtij ligji. Ky ligj nuk mund kurrë të pranohet me këto qëllime kaq të mbrapshta, kaq çnjerëzore, kaq antishqiptare, kaq antifamiljare”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos