Gazetari zbulon lëvizjet e forta brenda PS: Rama mund të ridimensionojë rolin e disa deputetëve

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2025, 20:43 | Politikë

Gazetari Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Off the Record të Andrea Dangllit në A2 CNN, ka zbuluar prapaskenat e fundit politike brenda Partisë Socialiste, duke theksuar se Edi Rama mund të bëjë lëvizje të forta në strukturat e partisë pas takimit në seli me deputetët këtë të mërkurë.

Sipas Sejdarasit, vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ka anuluar zgjedhjet në Tiranë ka ndryshuar dinamikat e brendshme të PS-së. Ai theksoi se Ogerta Manastirliu mbetet deputete edhe nëse nuk zhvillohen zgjedhje të pjesshme në kryeqytet.

Gazetari shtoi se Rama mund të riangazhojë disa ish-deputetë në funksione të tjera politike deri më 9 nëntor, kur pritet të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale.

Në lidhje me situatën e Erion Veliajt, Sejdarasi u shpreh se rikthimi i tij në detyrë do të varet nga vendimi i gjykatës mbi kërkesën për rishqyrtimin e arrestimit. “Nëse Veliaj rikthehet, krijohet një situatë komplekse për PS-në, pasi katër nënkryetarët e Bashkisë nuk janë emëruar prej tij, çka mund të hapë rrugë për përplasje të reja”, theksoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos