Detaje të reja janë zbuluar nga mbledhja e kryeministrit Edi Rama me deputetët dhe ish-deputetë të qarkut të Tiranës, që kanë kontribuar në fushatë.
Gazetarja Fjorela Beleshi bëri me dije në Off the Record me Andrea Dangllin se kreu i qeverisë dhe njëkohësisht i socialistëve iu ka kërkuar të pranishmëve që të vijojnë për rienergjizimin e partisë dhe të vijojnë takimet që puna e bërë deri tani të mos shkojë dëm për të qenë gati për zgjedhje në çdo kohë.
“Shpjegoni strukturave dhe qytetarëve buxhetin e 2026 dhe se çfarë përfitimi do të ketë për ta, që nga pensionet, paga minimale apo në sektorë të tjerë që i prek ata drejtëpërdrejtë”, mësohet të jetë një nga detyrat e tjera që Rama ka caktuar për të tijtë. (A2 Televizion)
