Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, përfaqësuesi i Lëvizjes Bashkë: U mërzitem për anulimin e zgjedhjeve

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2025, 20:59 | Politikë

Aktivisti i Lëvizjes Bashkë, Jani Marka, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që çon në anulimin e zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë, duke e cilësuar si një zhvillim që i penalizon politikisht forcat e reja.

I ftuar në emisionin Off the Record të Andrea Dangllit në A2 CNN, Marka u shpreh se vendimi ishte “një lajm i keq për Lëvizjen Bashkë”, pasi për tre muajt e ardhshëm Erion Veliaj nuk mund të shkarkohet. “U mërzitëm sepse ky vendim në thelb shtyn çdo mundësi për ndryshim në kryeqytet,” tha ai.

Sipas Markës, klima politike në Shqipëri ka ndryshuar ndjeshëm gjatë muajve të fundit. Ai u shpreh me tone të forta kritike ndaj socialistëve, duke thënë se “nuk ka mbetur më asnjë element socialist apo shtet social në atë subjekt”.

Marka shtoi se çarjet e brendshme në Partinë Socialiste janë një lajm i mirë për shoqërinë, pasi “tregojnë se po afrohet dita kur ai sekt hajdutësh, që ka vjedhur miliona euro, do të përballet me konfliktet e veta dhe do t’i hapë rrugën ndryshimeve të mëdha politike në Shqipëri.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos