Berisha në protestën e opozitës: Jemi mbledhur kundër shtetit mafioz para pallatit të krimit ku qëndron diktatori Edi Rama

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2025, 18:37 | Politikë

Berisha në protestën e opozitës: Jemi mbledhur kundër

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur fjalën e tij në protestën e organizuar ditën e sotme nga opozita përballë Kryeministrisë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se opozita po proteston kundër shtetit mafioz, përballë asaj që ai e cilësoi si Pallati i Krimit (Kryeministria), brenda të cilit sipas tij, qëndron diktatori Edi Rama.

Berisha shtoi gjithashtu se gjatë qeverisjes së tij, Rama ka mbjellë skamje në gjithë Shqipërinë dhe shpopulloi vendin, shkruan A2 CNN.

Ai tha gjithashtu se përpjekjet e opozitës për zgjedhje të lira janë përballur me eurot e krimit të organizuar, me burimet shtetërore dhe skuadrën e patronazhistëve.

“Miqtë e mi, liria erdhi si një luftë, të cilën me asnjë llojë përpjekje nuk mund ta ndalësh. Po guxove ta bllokosh, ajo do të çajë një kanal. Pikërisht, kjo është platforma qytetare që ne inaugurojmë sot para pallatit të krimit, para pallatit të krimit shtetëror ndaj shtetit shqiptar, zëvendësimit të tij me narkoshtetin.

Para pallatit të krimit njerëzor ndaj shqiptarëve, që me qëndrimet e tij përzuri nga Shqipëria në vitet e qeverisjes së tij, më shumë se çdo pushtues i egër në tërë historinë kombëtare. Para pallatit që në një krim monstruoz ndaj shqiptarëve, i zvogëloi ata dhe i riktheu 100 vite pas. Para pallatit që ka brenda diktatorin, sulltanin dhe sulltaneshën, Edvinin dhe Belindën, lubitë të cilët me vjedhjet, plaçkitjet e tyre, kanë mbjellë skamje në këtë vend, si në asnjë vend tjetër të kontinentit.

Përpjekjet e opozitës për zgjedhje dhe rotacion të pushtetit u përballën me tonelatat e eurove të drogës, me ushtrinë terroriste të patronazhistëve të votës, me të gjitha burimet financiare, njerëzore, logjistike, të gjithëanshme të shtetit mafioz, vetëm e vetëm se rotacioni, largimi nga pushteti i tyre është frikë e tmerr nga krimet që kanë bërë”, tha mes të tjerash Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos