Zgjedhjet në Himarë, kjo është pjesëmarrja deri në orën 14:00

Nga A2 CNN
4 Gusht 2024, 15:22 | Politikë

Zgjedhjet në Himarë, kjo është pjesëmarrja deri në

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raporton se deri në orën 14:00, në zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së Himarës kanë marrë pjesë 28.28% e votuesve, një rritje me gati 6% krahasuar me orën 12:00. Deri në orën 14:00 kanë votuar 6526 persona, nga 23074 zgjedhës që janë në lista.

Referuar shifrave të KQZ, deri në këtë orë llogaritet të kenë votuar më shumë persona se sa në zgjedhjet e 14 majit 2023, të cilat u fituan nga Fredi Beleri. Në ato zgjedhje deri në orën 14:00 kishin votuar 4929 votues, ose 26,76% e totalit.

Zgjedhjet në Himarë, kjo është pjesëmarrja deri në

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha në një dalje për mediat se procesi ka ecur normalisht. Ai pranoi se janë 6000 votues të cilëve u ka skaduar dokumenti i identifikimit ose u skadon në ditën e zgjedhjeve, por tha se nuk është marrë një vendim nga organet shtetërore për t’i lejuar këta persona që të votojnë.

Por, kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, tha në një dalje për mediat se këto zgjedhje janë vazhdim i atyre të majit 2023 dhe si rrjedhojë duhet të vlente vendimi i marrë atëherë për të lejuar votimin e zgjedhësve me dokumente identifikimi të skaduara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos