
Përveç ndryshimeve të bëra të shtunën në Asamble për Bashkinë e Tiranës, gjatë takimit të dielën me 12 drejtuesit politikë ka shtuar përforcimet në kryeqytet, raporton gazetarja e A2CNN Fjorela Beleshi.
Në Njësinë 1, përveç Lindita Nikolla do të punojë edhe Ministrja Mirela Kumbaro. Njësia 2 do t’i besohet Gent Gazhelit, Delina Ibrahimajt, Olta Manjanit dhe Sekretarit të Përgjithshëm Blendi Klosit. Në Njësinë 3 do të ngarkohen Iris Luarasi, Edona Bilali dhe ministri Ervin Demo.
Në Njësinë 4 do të jenë Blerina Gjylameti dhe Eduard Shalsi. Në Njësinë 5 do t’u besohet Fatmir Xhafës, Taulant Ballës dhe Erion Braçes. Në Njësinë 6 ngarkohen Albana Koçiu, Endrit Yzeiraj, Megi Fino dhe Belinda Balluku.
Në Njësinë 7 do jenë Sofian Jaupaj, Enkelejd Musabelliu si dhe Arbian Mazniku. Igli Hasani, Vilma Premti dhe kryetari i Kuvendit Niko Peleshi do të vendosen në Njësinë 8. Sakaq, Ogerta Manastirliu dhe Olti Muzaka do jenë në Njësinë 9.
Në Njësinë 10 do ngarkohen Besfort Lamallari dhe Blendi Çuçi. Në Njësinë 11 do jenë Damian Gjiknuri, Ervin Hoxha dhe Ulsi Manja. Në Njësinë 13 do t’u besohet Elisa Spiropalit dhe Anila Denajt.
Te 14 dhe Kashari do të angazhohen ministri Blendi Gonxhe dhe Plarent Ndreca, ndërsa te 15-ta do punojnë Toni Gogu, Xhemal Qefaliaj dhe Silva Caka.
Kujtojmë që Njësitë 12 dhe 15 përbëhen nga zonat rurale, si Fresk Dajt, Krrabë, Zall Herr, Zall Bastar, Petrelë dhe Baldushk. (A2 Televizion)