
Një aksident me pasojë vdekjen e një 28-vjeçari me inicialet B.Z., ndodhi rreth orës 13:50 në aksin rrugor Baldushk-Vishnje, në Tiranë. Drejtuesi i motomjetit humbi kontrollin duke u përplasur me barrierat anësore të rrugës, raporton A2CNN.
“Më datë 22.03.2026, rreth orës 13:50, në aksin rrugor Baldushk-Vishnje, shtetasi B. Z., rreth 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe motomjeti është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë 28-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)