SPAK ka vendosur të mos nisë një hetim kundër deputetëve demokratë, që dogjën karriget e kuvendit gjatë seancës plenare të 30 shtatorit.
Burime zyrtare pranë SPAK konfirmuan se pas kryerjes së verifikimeve në lidhje me kallëzimin penal ndaj disa deputeteve për veprën penale të “shkatërrimit të pronës me zjarr” është vendosur mosfillim i procedimit penal.
Kallëzimi për të cilën është vlerësuar të mos hetohet u depozitua në SPAK nga Policia e Tiranës në 1 tetor.
Në kallëzim policia listoi emrat e 23 deputetëve të PD, duke kërkuar procedimin e tyre për shkatërrimin me zjarr të karrigeve të parlamentit.
Po sipas burimeve zyrtare, në SPAK janë regjistruar 8kallëzime penale ndaj deputetëve të Kuvendit mbi bazën e referimeve të bëra nga Drejtoria e Policisë Tiranë, për vepra penale të tjera.
Pas kryerjes së verifikimeve në lidhje me këto kallëzime penale është vendosur mosfillim procedimi penal. (A2 Televizion)