Zyra të reja për administratën, Rama: Do të ndërtojmë një kompleks të madh qeveritar

Nga A2 CNN
17 Shtator 2024, 10:08 | Politikë

Një kompleks qeveritar për akomodimin e institucioneve të shtetit është projekti i radhës i paraqitur nga kryeministri Edi Rama.

Ai tha se këto institucione momentalisht punojnë në kushte jo të mirë, në godina të trashëguara nga komunizmi, të cilat kanë edhe kosto mirëmbajtje.

Kreu i qeverisë e bëri këtë deklaratë gjatë një konkursi ndërkombëtar ku 10 studio prestigjioze paraqitën projektet e tyre për krijimin e zyrave dhe shërbimeve bashkëkohore për administratën publike, shkruan A2 CNN.

“Janë mjedise që janë larg së qenurit të denja për ambicien tonë të Shqipërisë 2023, për atë çka meritojnë qytetarët që shërbehen nga këto institucione, larg të qenurit të denja për kushtet në të cilat në fakt duhet të punojnë shërbëtorët e shtetit.

Aktualisht sot, institucionet publike paguajnë miliona euro në vit qira për të ushtruar aktivitetin e tyre, në mjedise që janë larg së qenurit të denja për ambicien tonë të Shqipërisë 2023, për atë çka meritojnë qytetarët që shërbehen nga këto institucione, larg qenurit të denja për kushtet në të cilat në fakt duhet të punojnë shërbëtorët e shtetit.

Ky është moment i rëndësishëm pasi më në fund kemi një agjenci që është krijuar disa vite më parë, që për ngritjen e së cilës është dashur një punë e gjatë përgatitore, AIC që në bashkëpunim me dy agjenci të mirënjohura në Evropë”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos