
Zyrtarë të Partisë Demokratike kanë shkuar në komisariatet e Policisë, ku janë shoqëruar mbi 40 protestuesit e ndaluar gjatë protestës kombëtare të PD-së.
Policia ka shoqëruar saktësisht 41 persona pas protestës që zgjati më shumë se 3 orë.
“Vetëm pasi janë vënë në dijeni është lejuar që personi i dhunuar nga policia gjatë shoqërimit ka kërkuar ndihmë mjekësore. Është konstatuar se ka nevojë urgjente për ndihmë dhe i është refuzuar. Brenda atij rrethimi mbahen në shkelje të ligjit 3 të mitur. Avokatja e PD-së është futur për të ndjekur proceduarat. Në komisariatin numër 1 janë shoqëruar 19 persona dhe asnjëri prej tyre nuk ka kryes asnjë shkelje të ligjit. 41 protestues të shoqëruar në të gjitha komisariatet, 19 në komisariatin 3. ka një numër të konsiderueshëm të miturish. I shoqëruar është një invalid i kategorisë së tretë”, deklaroi kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi. (A2 Televizion)