1200 maturantë më pak, Universiteti i Shkodrës nis “gjuetinë” e studentëve

Nga Senad Nikshiqi dhe Gazment Janku
28 Maj 2025, 13:59 | Sociale

Ulja e numrit të maturantëve vit pas viti do të thotë një ulje e numrit të studentëve që kërkojnë të regjistrohen në universitete, shkruan A2 CNN. Vetëm në bashkinë e Shkodrës, numri i maturantëve që mbarojnë shkollat e mesme këtë vit mësimor përllogaritet në rreth 1200 më pak se vitin e kaluar.

Për t’i paraprirë këtij trendi negativ, rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës i ka apeluar rektorëve dhe stafit pedagogjik që të ndërmarrin të gjitha veprimet dhe komunikimet me shkollat e mesme, jo vetëm të qarkut të Shkodrës por edhe përtej kufijve, për të thithur sa më shumë studentë të rinj.

Krijimi i kushteve sa më të mira të ushqimit dhe akomodimit për studentët e rinj shihet si një mundësi më tepër për të joshur maturantët. Gjithashtu, rektori Gjuraj i ka bërë apel pushtetit lokal që të zbatojë detyrimin që ka për partneritet me universitetin.

Rënia e numrit të studentëve prej vitesh po rrezikon jo vetëm mbylljen e programeve të caktuara mësimore, por edhe vetë ekzistencën e disa universiteteve në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos