“Moto Fest Shkodra 2025”, tri netë adrenalinë, muzikë dhe spektakël motorësh

Nga Senad Nikshiqi
25 Maj 2025, 14:12 | Sociale

“Moto Fest Shkodra 2025” ka dhuruar spektakël dhe adrenalinë në Shkodër për tre netë me radhë.

Rreth 200 të pasionuar pas motorëve kanë zbarkuar në qytet, duke zhvilluar një paradë impresionuese nëpër rrugët e Shkodrës dhe më pas janë bashkuar në një festë të madhe me muzikë dhe atmosferë elektrizuese në sheshin para Bashkisë, shkruan A2.

Të ardhur nga i gjithë rajoni, por edhe nga jashtë vendit, pjesëmarrësit shprehën entuziazmin e tyre, duke theksuar se është gjithmonë kënaqësi të jesh në Shkodër.

Festa kulmoi me performancën e grupit të njohur "Elita 5", ku dhjetëra shkodranë dhe të ftuar festuan së bashku në një mbrëmje të veçantë në eventin e realizuar nga Bashkia Shkodër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos