Pjesë e Parkut të Prespës, Pusteci për herë të parë me plazh publik

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
21 Maj 2025, 14:55 | Sociale

Pusteci, pjesë e Parkut Kombëtar të Prespës, për herë të parë këtë sezon veror do të ketë një plazh publik buzë liqenit të Prespës.

Projekti po zbatohet nga Bashkia e Pustecit, ndërsa kryetari tregon synimet e këtij investimi në fushën e turizmit në këtë zonë.

Ndërsa turistët e huaj tashmë kanë nisur të vizitojnë qytezën e vogël buzë liqenit të Prespës, dhe përshtypjet janë nga më të mirat: “Sapo erdhëm në Prespë, erdhëm nga jugu, tani po shijojmë pamjen këtu. Është shumë bukur këtu, njerëzit mikpritës, nuk e prisja këtë. Çmimet shumë të favorshme. Vij nga Gjermania, është hera e parë që vij në Shqipëri. Natyra këtu është fantastike, Parku Kombëtar një magji”.

Bashkia e Pustecit është e vetmja bashki në vend që të gjithë territorin e saj e ka zonë të mbrojtur. Ajo përbëhet nga 9 fshatra, 7 prej të cilëve lagen nga ujërat e Liqenit të Prespës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos