Salmonela ne kopshtin e Gramshit, prindërit kërkojnë siguri, asnjë përgjigje nga institucionet

Nga Gazmend Janku dhe Belinda Ruçaj
26 Maj 2025, 15:08 | Sociale

Hetimi epidemiologjik, por edhe ai i Prokurorisë së Elbasanit, në lidhje me rastin e helmimit me salmonelë të disa fëmijëve të një kopshti publik në qytetin e Gramshit, ende nuk ka dhënë një përgjigje të konfirmuar për shkakun e helmimit – nëse është shkaktuar nga ushqimi apo është sjellë nga jashtë.

Fatmirësisht, fëmijët që kanë marrë ndihmë mjekësore si pasojë e simptomave të salmonelës ndodhen në gjendje të stabilizuar dhe po vijojnë trajtimin.

Ngjarja ka krijuar pasiguri tek prindërit e këtyre fëmijëve, një pjesë e të cilëve kanë dalë para Bashkisë së Gramshit, ku kanë shprehur shqetësimin për situatën dhe kërkojnë zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje si dhe garanci për të ardhmen.

Shqetësimet e prindërve mirëkuptohen edhe nga kryetari i Bashkisë së Gramshit, i cili tregon për verifikimet që ka kryer institucioni i tij, ndërkohë që janë në pritje të përgjigjeve nga institucionet përkatëse të kontrollit ushqimor në vend.

Deri në daljen e përgjigjeve të analizave dhe përfundimin e hetimit, kopshti në fjalë ka qëndruar i mbyllur, ndërsa ambientet e tij janë dezinfektuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos