"18% e pronave në emër të gruas", avokatja tregon statistikat

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2025, 09:08 | Sociale

“Në bazë të statistikave, 18% e pronave janë në emër të femrave. Pjesa tjetër, 82%, janë në emër të meshkujve. Hendeku është shumë i madh”, kështu u shpreh avokatja Elona Berki, e ftuar në studion e “Dita Jonë” në A2CNN.

Sipas saj, për këtë ndikon edhe dezinformimi.

“Ndikon edhe dezinformimi, pasi mendoj se në zonat rurale femrat as nuk e dinë që kanë të drejtën mbi një pronë, siç është rasti i tokave bujqësore”, u shpreh Berki.

Avokatja foli edhe në lidhje me testamentet.

“Testamenti presupozohet të bëhet për ndarjen e pronës, por nëse nuk bëhet në mënyrë të drejtë, trashëgimia kthehet edhe në “mollën e sherrit”. Ama, e drejta mbetet në ndërgjegjen e atij që e bën testamentin. Nëse dikush e ka të paqartë se kujt t’ia lërë pronën, më mirë të mos bëjë testament, pasi ligji, pas vdekjes së pronarit, ia lë të gjithë fëmijëve në mënyrë të barabartë”, u shpreh avokatja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos