Pedagogu i Infermierisë, Studim Hysa në “Dita Jonë”, në A2 CNN ka zbuluar shenjat kryesore që ndihmojnë për të kuptuar se trupi i njeriut po vuan prej dehidratimit.
“Ai që nuk konsumon ujë po themi edhe në një farë mënyre e ndjen, e di që nuk po konsumon sasi të mjaftueshme uji. Shenja të tjera, ne në sipërfaqen tonë të trupit do ta kuptojmë edhe nga lëkura, sepse lëkura është organi i cili na tregon në vetvete, është organi më i madh i trupit në njeriut. Sepse ka shtrirjen më të gjerë dhe pa dyshim që këtu e kuptojmë ne. Është një element bazik sipas elasticitetit të saj, pra sa elastike është. Duke e parë nëse është e varur dhe nuk është shumë elastike atëherë kemi një dehidratim, kemi një humbje të lëngjeve. Tjetër mund ta kuptojmë edhe nëpërmjet ngjyrës së urinimit. Do të thotë që nëse një person urinon mirë, do të thotë nëpërmjet një ngjyre të çelët dhe si i themi ngjyrës së kashtës atëherë është mirë. Urinën e ka mirë dhe hidratohet mirë. Nëse e ka të errët normalisht vuan organizmi dhe kemi dehidratim. Tjetër mund ta kuptojmë edhe tek pjesa frontale e syve do të thotë që nëse janë të zhytur atëherë kemi një dehidratim”, zbuloi Hysa në “Dita Jonë”, në A2 CNN
Hysa po ashtu tha se hidratimi i mirë konsiston tek marrja e lëngjeve në sasi të mjaftueshme dhe të shpërndara në fasha të ndryshme kohore, pasi trupi ynë nuk krijon depozita të ujit dhe për këtë arsye nuk duhet të vuajë gjatë ditës.
“Trupi mos të vuaj gjatë gjithë ditës. Mos të vuajë sepse natyrshëm uji, është një element i cili në trupin tonë nuk depozitohet siç janë vlerat e tjera, karbohidratet, vitamina e të tjerë. Nuk depozitohet, nuk kemi një shtresë që të depozitojë ujë dhe të rrijë aty me rezerva. Jo, është diçka që neve na duhet gjatë gjithë ditës. Do të thotë ne bëjmë aktivitet fizik, bën dikush vrap, dikush bën ecje, djersitet, avullon ujë, del përjashta nëpërmjet jashtëqitjes, nëpërmjet urinës, nëpërmjet temperaturave të ndryshme që mund të ketë. Ndikojnë faktorë të tjerë, nëpërmjet avullit të frymës që marrim, pra nxjerrim ne dhe do të thotë që na duhet një sasi e mjaftueshme uji të mirë hidratohemi dhe hidratimi i mirë konsiston tek marrja e lëngjeve në sasi të mjaftueshme”, tha Hysa në “Dita Jonë”, në A2 CNN. (A2 Televizion)
