Sociologu Tushi: Përdorimi toksik dhe pa limit i celularit është kthyer në problem

Nga A2 CNN
27 Qershor 2025, 23:12 | Sociale

Sociologu Tushi: Përdorimi toksik dhe pa limit i celularit është

“Përdorimi toksik dhe pa limit i celularit është kthyer në problem”.

Kështu u shpreh sociologu Gëzim Tushi në lidhje me përdorimin e celularëve te moshat e vogla.

“Prindi duhet të japë modelin sepse imitimi te fëmijët është i jashtëzakonshëm. Nëse fëmija shikon prindërit që rrinë gjithë ditën në celular... Bota është e shqetësuar për këtë dhe është situatë e vështirë”, theksoi më tej sociologu në një intervistë për “Temp” nga Suela Demiri, në A2 CNN.

Sipas tij, “shoqëria e sotme i ngjan një “Juggernaut”, një makine që ecën me shpejtësi të madhe drejt greminës”.

“Po ta ndalësh, ajo shkatërrohet sepse ka marrë shumë shpejtësi. Çfarë duhet bërë atëherë? Ende nuk ka një përgjigje për këtë”, deklaroi Tushi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos