“Funari Fest”, fshati me pyje dhe liqene kërkon edhe investime

Nga Gazmend Janku dhe Belinda Ruçaj
28 Qershor 2025, 15:06 | Sociale

“Funari Fest” është aktiviteti i radhës i Bashkisë së Elbasanit për të promovuar natyrën, kulinarinë dhe mikrpitjen e kësaj zone.

Me pyjet dhe liqenet, Funari mund të cilësohet si një nga perlat e natyrës shqiptare, shkruan A2.

Por, vizitueshmërinë e ka të lartë vetëm në raste aktivitetesh të organizuara nga pushteti lokal, pasi kjo zonë ka nevojë për investime, fakt të cilin e pranon edhe vetë kryebashkiaku i Elbasanit, me qëllim thithjen edhe të turistëve që vijnë në vendin tonë për plazhin.

Këto aktivitete po shfrytëzohen edhe nga banorët e zonës që tregtojnë që nga frutat dhe perimet e zonës, e deri tek gatimet tradicionale.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos