Ditën e sotme janë publikuar notat e provimeve të gjuhës shqipe dhe letërsisë.
Referuar të dhënave të publikuara nga Ministria e Arsimit, provimin e gjuhës shqipe dhe letërsisë e kanë kryer në total 26453 maturantë. 309 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 31 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.
Kalueshmëria për këtë provim është 98.83% ndërsa nota mesatare është 7.25.
Brenda disa orësh, njoftohet se do publikohen edhe nota mesatare sipas 12 qarqeve të vendit. (A2 Televizion)