Hiqni dilemat, garantoni të ardhmen duke studiuar në "Tirana Business University"

Nga A2 CNN
20 Qershor 2024, 19:59 | Sociale

Kjo është periudha që universitetet shpalosin programet dhe ofertat, ndërsa maturantët bëjnë llogaritë për më të mirën e tyre. Është ky brezi i të rinjve që kërkon jo vetëm arsimim cilësor, por edhe punësim të sigurt pas përfundimit të studimeve. E në këto ditë dilemash për maturantët, "Tirana Business University", pjesë e Balfin Group tregon ofertën për studentët e ardhshëm. Programe cilësore, staf akademik të përzgjedhur, praktika profesionale dhe  punësim i sigurt pas studimeve. Këto janë pikat e forta të Universitetit të Biznesit në Tiranë që sipas drejtuesve të tij bëjnë diferencën nga institucionet e tjera të arsimit të lartë në vend.

“Studentët marrin njohuri nga ekspertët më të mirë, por ajo që bëjmë ndryshe është se ne iu mundësojmë praktika pune profesionale gjatë gjithë viteve të studimit dhe punësim në vitin e trete të shkollës. Thelbi është të integrohen sa më shpejt në tregun e punës dhe ne si universitet e kemi këtë avantazh të fortë konkurrues. Praktikojmë modelet më të mira  anglo-saksone dhe kërkesat e tregut shqiptar. Mund të them ne po shkojmë në 100% të punësimit të studentëve që në vitin e tretë të studimeve. Po punësohen në kompani të ndërlidhura me fushat e studimit”, tha Administratori i Universitetit, Altin Sholla.

Tirana Business University është përqendruar në fushat e studimit të ekonomisë dhe teknologjisë së informacionit. Prej një viti, pjesë e Balfin Group, Universiteti nuk ka barriera për të rinjtë që duan shkollimin e lartë. Ofron mundësi për të gjithë, me synimin për të nxitur ambicien dhe shpirtin e biznesit. Universiteti aplikon edhe politika mbështetëse me bursa për studentët më të mirë. Ky institucion është hapur 14 vite më parë, por pas marrjes në administrim nga Balfin Grup, u përmirësuan standardet, u investua në stafet akademike, në kërkimin shkencor dhe në infrastrukturë.  Edhe pse sezon provimesh auditorët janë mbushur nga nxënës të shkollave të mesme.

Disa janë pjesëmarrës në konkursin për projektet më të mira të biznesit dhe teknologjisë, ndërsa të tjerë gjimnazistë nga kryeqyteti kanë zgjedhur shkollën verore që ofron "Tirana Business University". Mirëpo, për TBU dhe Balfin Group, studimet nuk mbarojnë me diplomimin. Mësimi gjatë gjithë jetës edhe për profesionistët ofrohet përmes trajnimeve periodike nga profesorë të huaj

“Ky që shihni sot është një trajnim intesiv me pjesëmarrës nga Balfin group, Jumbo, Tirana Bank etj. Trajnimi  ka në fokus zgjidhjen e problemeve gjatë punës së përditshme. Përmes ushtrimeve të ndryshme në formë lojërash,  pjesëmarrësit vihen në ndërveprim më njëri-tjetrin për t’i thënë zgjidhje problemeve. Qëllimi ynë është që ata të zhvillojnë aftësitë e zgjidhjes së tyre. Ne u mësojmë metodat se si duhet të veprojnë  për zgjidhjen e problematikave që mund të hasin në punën ë përdisthme, të mëdha apo të vogla qofshin ato. Të gjitha kanë nevojë për trajnime për t’u rritur profesionalisht”, vijoi administratori.

Tashmë me një filozofi të re, "Tirana Business University" ka hapur dyert dhe mundësitë për të rinjtë që ndryshimin mund ta bëjnë edhe brenda vendit të tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos