Ndryshimet gjenetike nga Covid? Po shtohen sëmundjet në popullatë, më shumë ndërhyrje tumorale

Nga Ornela Joti
10 Nëntor 2023, 15:37 | Sociale

Pandemia e koronavirusit po jep efekte në rritjen e sëmundshmërisë në popullatën botërore. Referuar studimeve të fundit, mjekët artikulojnë për herë të parë së COvid-19 po shkakton  ndryshime gjenetike tek njeriu.

Mutacionet e ndryshme që ndodhin pas infektimeve nga koronavirusi po shoqërohen me shfaqje të sëmundjeve të tjera.

Kirurgu i spitalit të Traumës, Agron Dogjani pohon se më rritjen e sëmundshmërisë në popullatë  janë shtuar dhe ndërhyrjet kirurgjikale.

Krahas  traumave që mbajnë vendin e parë tek moshat e reja deri 45 vjeç, vitet e fundit janë rritur operacionet e sëmundjeve tumorale, atyre  kardiovaskulare dhe të mushkërive.

Gjatë konferencës kombëtare të kirurgjisë mjeku Dogjani theksoi nevojën e ndryshimit të protokolleve të trajtimit të kirurgjive që sipas tij, duhet të ecin paralelisht me teknologjinë dhe aparaturat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos