“Diarre, deri në fatalitet nga filetot e pulës”, Sulaj tregon problemet që shkaktohen nga mishi me salmonelë

Nga A2 CNN
17 Mars 2026, 10:08 | Sociale

Profesori Kapllan Sulaj, ekspert për sigurinë ushqimore, foli në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN pas bllokimit të afro 738 kg fileto pule në Tiranë, që rezultoi se gjatë ngrirjes dhe shkrirjes qëndronte në tokë. Sulaj tha se një fileto me salmonelë mund të shkaktojë diarre difuze, ethe, temperaturë të lartë, si dhe të vjella dhe dhimbje të forta barku. Ai thotë se ka raste kur sindromat mund të jenë edhe kërcënuese për jetën.

"Cenimi i kushteve higjieno-sanitare presupozon një risk të mundshëm, një rrezik që mund të transmetohet te konsumatori, sepse produkti i gjendur në këto kushte mund të mbartë rreziqe mikrobiologjike dhe rreziqe të tjera të shtuara. Fileto e pulës trajtohet me nxehtësi kur gatuhet dhe kjo e ka reduktuar rrezikun, por kjo s’do të thotë që s’mund të shfaqet rreziku, pasi një pjesë e mikroorganzimave që mund të zhvillohen të fileto e pulës mund të prodhojnë toksina që i rezistojnë pastaj edhe trajtimit termik. Rreziku është i mundshëm, janë një sërë patogjenësh që transmetohen, si salmonela. Sindromat e salmonelës shoqërohen me diarre difuze, që shoqërohet me ethe, temperaturë të lartë, shoqërohet me të vjella dhe dhimbje të forta barku, sepse pjesa që dëmtohen më shumë janë zorrët e holla, ku patogjeni gjen mundësinë. Këto shoqërohen me diarre dhe gjak që mund të kërcënojë edhe jetën”, shprehet ai.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos