Ditët e kujtesës, Shkodra përkujton persekutimin komunist

Nga Senad Nikshiqi dhe Gazmend Janku
20 Maj 2025, 15:14 | Sociale

Në Shkodër ka nisur përkujtimi i Ditëve të Kujtesës, që simbolizojnë qëndresën ndaj persekucionit komunist për 45 vite me radhë, shkruan A2 CNN. Pranë memorialit që përkujton qëndresën e atyre viteve, drejtuesi politik i PD në këtë qark, Luçiano Boçi, tha se në ditët e sotme Shqipërinë e drejtojnë po ata që ishin dje.

Anëtarë të shoqatës së ish-të përndjekurve politikë, të cilët organizojnë Ditët e Qëndresës, u shprehën se politika shqiptare në 35 vite ka lënë në harresë këtë shtresë — të pashpërblyer, me histori të pashkruar dhe me një demokraci që, sipas tyre, ende nuk ka ardhur.

Në Shkodër, gjatë viteve të regjimit monist, janë pushkatuar rreth 600 persona, 3000 të tjerë janë burgosur, ndërsa mbi 1900 familje kanë vuajtur tortura nga më të tmerrshmet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos